Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V., thuhet në njoftimin për media e dërguar nga kjo gjykatë.
Sipas tyre E.V. dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit E.V. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 185 paragrafi 1 dhe neni 187 paragrafi 1. nënparagrafi 1.1 dhe paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.
Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin.


