Lajme

Vrasja e Lirije Qerimajt, nesër protestohet në Skënderaj

01/06/2022 21:49
nga:Y I

Nesër në mesditë në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.

Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe nis në ora 12:00 nga sheshi “Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata, ndërsa marshi përfundon para stacionit policor.

“Ne si gra kërkojmë dënim maksimal për dorasin”, thuhet në njoftim.

​Nura për vrasjen e Lirije Qerimaj: E papranueshme neglizhenca e policisë dhe prokurorisë!