Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt, Bala: Është momenti i fundit të bëhemi bashkë në veprime, nuk kemi jetë për të humbur

12/04/2023 21:16
nga:G B

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë (MD), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, ka thënë se është momenti i fundit të bëhemi bashkë si shoqëri në veprime sepse, sipas saj, nuk kemi jetë njerëzish për të humbur.

“Humbja e çdo e qytetari është dhimbja e madhe. Ne kemi qenë të shokuar ndaj kësaj vrasje makabre… Vrasja e Liridonës është shkak i femicidit, prandaj dhuna e gjinorizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike”, ka thënë Balaj.

Balaj ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt nuk duhet të trajtohet në pretekstin e problemeve psikologjike.

“Fenomeni i dhunës ndaj vajzave dhe grave duhet të trajtojmë nga simptomat e psikologjisë apo problemeve psikologjike, por duhet të trajtojmë nga shtypja, diskriminimi, pabarazia dhe mbi të gjitha ky armik i madh i vajzave dhe grave në Kosovë që shkakton ankth, pasiguri dhe frikë”, ka thënë Balaj.