Lajme

Vrasja e kandidatit presidencial të Ekuadorit, mediat britanike: Të përfshira edhe bandat shqiptare të krimit

08/11/2023 13:51
nga:N M

Vrasja e bujshme e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio jo vetëm ka trenditur Ekuadorinë, por ka nxjerr në pah grupet kriminele shqiptare, të cilat sipas mediave britanike janë të përfshira.

Në shkrim thuhet se vitet e fundit Ekuadori është kthyer në një qendër për trafikantët ndërkombëtarë të drogës, të cilët kanë bashkuar forcat me bandat lokale dhe kanë lëshuar një valë dhune ndryshe nga ç’kemi parë deri më sot.

Vrasja e të mërkurës e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio pasqyron zbritjen e Ekuadorit në kaos kriminal.

Bandat shqiptare duket se janë në fokusin e këtij shkrimi, ku thuhet se të dyshuarit e vrasjes së Villavicencio kanë lidhje të ngushta me fraksionet shqiptare, që transportojnë kokainë në MB, si dhe me kartelet meksikane të drogës.

Banda Los Lobos, ose Ujqërit, mendohet se përfshin deri në 8000 anëtarë, shumica e të cilëve drejtojnë botën e tyre kriminale nga burgjet e Ekuadorit. Pjesa më e madhe e rekordeve prej 19,000 kilogramësh kokainë që u kapën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar mund të jenë marrë nga bandat shqiptare që punojnë me Los Lobos dhe bandat e tjera ekuadoriane për të transportuar drogën në brigjet britanike, shpesh përmes porteve në Belgjikë ose Holandë, thuhet në shkrim.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka deklaruar se grupet e dhunshme kriminale shqiptare dominojnë botën e krimit britanik. Ata negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e Amerikës së Jugut dhe shpërndajnë kokainë direkt te tregtarët në rrugët e qyteteve dhe qyteteve britanike.

Sulmi me armë ndaj Policisë në veri – arrestohet ‘bossi’ i kontrabandës Besim Zeqiri “Kaça”