Lajme

Vrasja e gruas në Pejë: Arrestohet i dyshuari, i sekuestrohet arma

04/16/2024 09:21
nga:Sh R

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.

Dyshohet se burri e ka vrarë gruan e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Klankosova.tv.