Lajme

Vrasja e Faton Hajrizit, reagon Valon Syla: O Albin Kurti. Qysh je?

07/19/2024 15:52
nga:Gazeta Blic

Pas vrasjes së Faton Hajrizit, i cili dyshohej se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, ka pasur reagime të shumta.

Analisti politik, Valon Syla ka kritikuar Qeverinë Kurti për këtë heshtje.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të marrin përgjegjësi, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

O Albin Kurti. Qysh je?

Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtêsise Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla

I burgosuri kosovar;
1. Iku nga burgu.
2. E kaloj kufirin ilegalisht
3. Kreu vrasje nga ikja
4. U vra nga policia Serbe

A ka pergjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht.

Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë. A po lëshoni udhë se sjeni bash kërkah.

#albanologji #kurti #vv