Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në këtë komunë.
Elzaj ka zbuluar se viktimat janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Shlivova.
“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!”, ka shkruar Elezaj.