Sporti

Vrasja e dy tifozëve suedezë, vjen reagimi i UEFA

10/16/2023 22:42
nga:L J

Dy suedezë janë qëlluar për vdekje në qendër të Brukselit, pak para ndeshjes kualifikuese të Suedisë për Kampionatin Evropian kundër Belgjikës.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk vazhdoi, pasi lojtarët suedezë pasi morën lajmin vendosën të mos luajnë më dhe kjo u mbështet edhe nga vendasit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe UEFA, ku ka shkruar se ndeshja është anuluar, teksa vendimi do merret më vonë.

Ja njoftimi:

“Pas një sulmi të dyshuar terrorist në Bruksel mbrëmjen e sotme, pas konsultimit me dy skuadrat dhe autoritetet lokale të policisë është vendosur që të anulohet ndeshja kualifikuese e UEFA EURO 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport