Lajme

Vrasja e Charlie Kirk, FBI-ja së shpejti mban konferencë

09/11/2025 15:15
nga:Sh R

FBI-ja do të mbajë një konferencë për shtyp ku pritet të bëjë përditësimin e fundit mbi rastin e vrasjes së Charlie Kirk gjatë një aktiviteti në Utah.

Kjo konferencë vjen ndërsa policia është ende duke kërkuar të dyshuarin për rastin e vrasjes së të mërkurës mbrëma.

Konferenca do të fillojë pas pak  dhe do të mbahet nga agjenti special i FBI-së përgjegjës për hetimin, si dhe Komisioneri i Utah, Beau Mason.