Lajme

Vrasja e 8-vjeçarit, tension në gjykatën e Fierit. Familjarët futen me forcë para nisjes së seancës për Klodian Çalamanin

11/18/2021 09:58
nga:Gazeta Blic

Tensione në Gjykatën e Fierit. Familjarët e 8 vjeçarit Mateo Vasiu kanë thyer derën dhe janë futur me forcë në ambientet e gjykatës pak para nisjes së seancës për masën e sigurisë për Klodian Çalamani, fqinji 38 vjeçar që u vrau fëmijën.

Ngjarja që tronditi të gjithë shoqërinë ndodhi më 16 nëntor 2021 në fshatin Grecalli të Fierit.

Policia dhe prokuroria e Fierit e arrestuan menjëherë, Klodian Çalamanin, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.