Lajme

Vrasja e 21-vjeçarit në Hajvali, flasin familjarët (video)

12/11/2021 23:04
nga:Gazeta Blic

V.H. ka vdekur të premten mbrëma, pasi i njëjti dyshohet se u goditë për vdekje disa herë me thikë në Hajvali të Prishtinës.

Siç raporton Klan Kosova, rasti ka ndodhur si pasojë e një zënke me fjalë që viktima e pati me dy persona të tjerë.

Mirëpo sipas familjarit të të ndjerit, ai nuk pati kurrfarë problemesh me askënd.

“Nuk e di çka kanë pas ata në mes veti, me atë familje jo. As nuk e njohim, as nuk na njeh”, tha familjari.

Të njëjtit kanë thënë se këtë punë ia kanë besuar tashmë organeve të drejtësisë.

Varrimi i viktimës është bërë të shtunën pasdite.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, për rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.