Lajme

Vrasja e 15-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij në Gradicë, Gjykata merr vendim për të dyshuarit

04/08/2021 14:48
nga:Q R

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve XH.B dhe A.B., për veprën penale “Vrasje e rëndë”, që ndodhi të martën në fshatin Gradicë të Drenasit, ku u vra një 15-vjeçar dhe u plagos babai i tij.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit XH.B. për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.5 të KPRK-ës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-ës, si dhe A.B., për shkak të veprës penale Ndihmë për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.5 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, të pandehurve XH.B. dhe A.B. ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, përkatësisht prej datës 06 prill 2021 dhe do të zgjasë deri më datë 06 maj 2021, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Rasti kishte ndodhur më 6 prill në një mal në fshatin Gradicë e Drenasit.

“I pandehuri XH.B. me datë 06 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një moto sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në vendngjarje, respektivisht në zabel, dhe aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15 vjeçar, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur i dëmtuari B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike”, njofton Gjykata.

Vjen edhe deklarata e xhaxhait të Konjufcës që u emërua këshilltar i ministrit të Mbrojtjes: Edhe na kemi nevojë të jetojmë