Lajme

Vranët dhe me shi në Kosovë, nga 19 qershori pritet stabilizim i motit

06/16/2023 07:14
nga:Astrit Gashi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK bën të ditur se do të ketë edhe shkarkime rrufesh, ndërkaq temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.

IHK thekson se një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.