Lajme

Vranët dhe me shi – pritet borë në viset malore

11/26/2021 06:59
nga:M K

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot të ndryshyeshëm. Nga e premtja, sot, pritet të bie kohëpaskohe shi, derisa java e ardhshme mund të sjellë reshjet e borës edhe në vise të ulëta.

Në fillim të javës së ardhshme, të hënën parashihen të reshura shiu, derisa orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturës, shiu do të përzihet apo edhe shndërrohet në dëborë.

Moti më dinamik në ditët vijuese, me qarkullim më të mirë ajror, shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

26.11 – Kryesisht vranët në mëngjes me shi, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Ditën mbetet mot me vransira, por me erë. Vende-vende edhe me riga shiu.

27.11 – Kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit me mundësi për riga lokale shiu.

28.11 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

29.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut përzien apo edhe shndërrohen në borë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten me hove edhe deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë në fundjavë.