Presidenti i federatës franceze, Philippe Diallo, i ka dalë në mbrojtje Karim Benzema, i pyetur për deklaratat e diskutueshme të ministrit të Brendshëm.
Gerald Darmanin kishte akuzuar sulmuesin e tanishëm të Al-Ittihad për lidhje me një grup terrorist, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sinqerisht nuk dua të futem në këtë polemikë. Unë ruaj imazhin e një prej lojtarëve më të mëdhenj francezë, me një karrierë të shkëlqyer. Ai fitoi Topin e Artë dhe kaq”, komentoi drejtori.
Diallo u pyet gjithashtu për qëndrimin e disa lojtarëve për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit: “Lojtarët janë qytetarë, ata duhet të shprehen për çështjet, është krejtësisht e natyrshme.”


