Lajme

Voziti në zonë urbane 127 klm/h, gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj

04/30/2024 16:35
nga:Y I

Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili po drejtonte veturën BMW me targa vendore, duke zhvilluar shpejtësi 127 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Ndaj tij policia thuhet se ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej tetëqind (800) euro, ku veç gjobës për kundërvajtje shtetasit të huaj i shqiptohet me gjobë edhe masa mbrojtëse, ashtu siç parashihet me ligjin e ri.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, që të mos drejtojnë automjetet mbi shpejtësisë e lejuar. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.