Lajme

Voziti gati dyfishin e shpejtësisë së lejuar, vozitësit i merret patentë shoferi dhe gjobitet me 300 euro

12/27/2023 11:59
nga:N K

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në një pikë kontrolli të automjeteve në rrugën “Hasan Prishtina” në Viti, kanë hasur në një kundërvajtës që në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, po voziste me shpejtësi 93 km/h.

Në komunikatë thuhet se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi në kohëzgjatje prej tre muajsh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë policinë.