Lajme

Voziti 228kh në zonën 120, i ndalohet drejtimi i automjetit për tre muaj

10/04/2023 10:23
nga:N K

Njësia për kontroll të autostradës, ka identifikuar një shofer duke drejtuar mjetin me shpejtësi 228km/h, në zonën e kufizimit të shpejtësisë është 120km/h.

Policia ka bërë të ditur se shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.