Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me datën 09.02.2024 rreth orës 19:05 në rrugën tranzitore Talinovc i Muhaxherëve – Bibaj në Ferizaj, ka ndaluar shoferin V.R (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 193 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.