Lajme

Vozitësit e padurueshëm tejkalojnë kolonën në anën e djathtë

12/01/2024 22:06
nga:G B

Disa ngasës të automjeteve kanë tejkaluar kolonën, duke shkelur rregullat e trafikut.

Kjo shihet në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, ku aty duken vetura duke kaluar në anën e djathtë të rrugës, gjë kjo e cila është në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Kolona është krijuar nga aksidenti i ndodhur sonte në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër Sllatinës, në të cilin u përfshinë dy vetura ndërsa njëri nga vozitësit u lëndua lehtë.