Geek

Vozitësit e BMW konsiderohen shoferët më të “këqij” në trafik

11/27/2021 17:08
nga:G C

Një studim tjetër konfirmoi stereotipin e drejtuesve të BMW-së si më agresivët në trafik.

Ky studim është interesant sepse mbulon tregun norvegjez, ku veturat elektrike kanë qenë më të njohurat për disa kohë dhe zakonet e drejtimit janë disi të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës.

Hulumtimi është kryer nga kompania e sigurimeve Storebrand përmes Norstat, dhe rezultatet janë si më poshtë:

Rreth 53% e të anketuarve besojnë se drejtuesit e veturave BMW janë më agresivët. BMW pasohet nga shoferët e Audi me 37% dhe, çuditërisht, drejtuesit e Tesla-s, të cilët 30% e të anketuarve mendojnë se janë shoferë agresivë. Top 5-ja është rrumbullakuar nga dy prodhues të tjerë luksoz nga Gjermania, Porsche (18%) dhe Mercedes (15%).

Petter Berg nga Storebrand tha se BMW dhe Audi janë konstante në studime të tilla, dhe BMW dallon në statistikat e tyre sa i përket numrit të lëndimeve. “Megjithatë, ajo që na befason më shumë është pozicioni i lartë i Tesla-s duke marrë parasysh numrin relativisht të vogël të modeleve të tyre në rrugë në krahasim me markat e tjera”, përfundoi Berg.

Në anën tjetër të spektrit drejtuesit më të kujdesshëm, sipas të anketuarve, janë ata që ngasin një Toyota (23%), një Volvo (17%) dhe një Skoda (12%), Volkswagen (10%) dhe Opel (8%).