Votën e tij e ka hedhur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai shkoi në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij.
Krasniqi ftoi qytetarët që të dalin në votime.
“Me shpresën që do të kemi dalje masive dhe substanciale që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve, uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha ai.


