Pak minuta më parë ka ushtruar të drejtën e votës kryetari i LVV-së njëherësh Kryeministër në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka votuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Juridik.
Para mediave, Kurti tha se shpreson që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të marrin pjesë aktive në procesin demokratik.
“Besoj se sot të gjithë jeni zgjuar herët në mëngjes. Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e mirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna. Unë kam votuar këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për të ardhmen e tyre”, tha Kurti


