Lajme

Voton kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini

11/14/2021 11:27
nga:Y I

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Gjakovën, Ardian Gjini, ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në këtë qytet.

Ai ishte i shoqëruar bashkë me familjarë të tij derisa votonte, në një prononcim për media ai ka theksuar se të gjithë qytetarët duhet të dalin të votojnë.

“E kreva obligimin tim me familje, shpresoj të gjithë të kryejnë obligimin për të votuar, shpresoj ta përmbyllim këtë ditë ashtu siç duhet”, ka thënë Gjini.