Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Limaj tha se sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë. Ai theksoi se duhet që të jemi krenar për demokracinë funksionale.
“Sot është një dite e rëndësishme për demokracinë kosovare. Ne, çdo qytetar i Kosovës jemi krenar që kemi një demokraci funksionale, ku respekton rregullat dhe ligji. Një demokraci ku qytetaria vjen lirshëm pas një fushate të përbashkët. Sot qytetarët do të japin drejtim për katër vjet Kosovës nga do ta qojnë”, tha ai
