Lajme

Voton Behgjet Pacolli: Fituesi të punojë në mënyrë kreative

11/14/2021 13:32
nga:Q R

Ka votuar edhe kreu i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se sot ka votuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e komunës së tij.

Ai ka thënë se fituesi duhet të punojë me përkushtim.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot votova për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e komunës sime.

Le të fitojë më i miri dhe fituesi të punojë në mënyrë kreative , me përkushtim, sinqeritet dhe të jete kryetar i të gjithëve pa diferencime etnike, sociale dhe ideologjike.

Voton Kurti: Po përmbyllim një vit të suksesshëm elektoral, dje përfundoi fushata dhe sot flasin qytetarët