Lajme

Voton 80 vjeçarja në Kaçanik

10/12/2025 12:30
nga:Y I

Edhe qytetarët e Kaçanikut po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës sot, duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Një nga momentet më domethënëse u shënua nga një familje që erdhi së bashku për të votuar, ku më e moshuara, një zonjë rreth 80-vjeçare, ishte po ashtu pjesë e votuesve të ditës.

E intervistuar nga gazetarja e Klan Kosovës, Sara Aliu, ajo u shpreh se nuk e mban mend sa here ka votuar deri më tani.