Sporti

Votoi Messin si lojtarin më të mirë, Alaba reagon pas komenteve nga tifozët e Realit: Benzema e di sa shumë e vlerësoj

02/28/2023 09:40
nga:L J

David Alaba ka pësuar abuzime të tmerrshme në mediat sociale pasi vendosi të votojë për Lionel Messin përpara shokut të skuadrës së Real Madridit, Karim Benzema në çmimet e FIFA The Best 2022.

Pas shumë mesazheve që ai mori, mbrojtësi reagoi në rrjetet sociale para pak minutash, ku tha se si kapiteni i Austrisë – ai voton se si mendojnë edhe bashkëlojtarët e tjerë tek kombëtarja e tij.

Ja reagimi i Alaba:

“Në lidhje me çmimin më të mirë të FIFA-s:

Kombëtarja austriake e voton këtë çmim si ekip, jo vetëm unë. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset.

Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, se sa shumë e admiroj atë dhe performancat e tij dhe kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, dhe kështu është ende. Pa dyshim”, shkroi Alaba.

/GazetaBlic Sport