Lajme

Votohet shqyrtimi i parë i Projektligjit kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut

09/29/2022 13:41
nga:Genita C

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nga 70 deputetë sa ishin në sallë të gjithë kanë votuar për.

Ndërsa, ka dështuar miratimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

Dështon votimi për vazhdimin e masave emergjente për energjinë