Lajme

Votohet komisioni për verifikimin e mandateve

04/19/2025 12:53
nga:Sh R

Është votuar me 120 vota për komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve në seancën e tretë konstituitive të Kuvendit të Kosovës.

Ky dakordim i deputetëve u arrit sot, pas mbledhjes që patën krerët e partive politike duke filluar nga ora 11:30.

“Deputetët të gjithë janë për komisionin e njëjtë”, ka deklaruar kryesuesi seancës, Avni Dehari, i cili është deputeti më i vjetri në moshë.

Krerët e grupeve parlamentare kanë për obligim që brenda 30 minutave të përpilojnë raportin e ri të verifikimit të mandateve.