Kryeparlamentarja e re e Kosovës, Albulena Haxhiu, pas fjalimit të saj pasi mori këtë pozitë, prezantoi pikën e katërt të rendit të ditës, që është zgjedhja e pesë nënkryetarëve.
Ajo sqaroi se votimi i pesë nënkryetarëve do të bëhet në pako, siç është dakorduar në takimin e djeshëm të partive politike me tashmë ish-kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha.
Hekuran Murati propozoi Ardian Golën për nënkryetar nga LVV.
Blerta Deliu-Kodra e PDK-së, propozoi Vlora Çitakun.
Nga LDK-ja, Besian Mustafa e propozoi Kujtim Shalën.
Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, propozoi Sllavko Simiqin.
Elbert Krasniqi propozoi Emilija Rexhepin.
Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.


