Avokati kosovar Arianit Koci ka reaguar pasi që Parlamenti Evropian me shumicë votash ka kërkuar nga KE që të liberalizoj vizat për kosovarët.
Sipas tij kjo nuk është asgjë më shumë sesa një hajgare e radhës.
Koci ka shkruar se Serbia tash e 12 vjet ka liberalizimin e vizave pavarësisht luftërave që i ka shkaktuar.
Reagimi i plotë:
Hajgarja e rradhës! Qe sa vite, tregimi i njejte: një strukturë është për liberalizim, e tjetra nuk është.
Serbia, qe më shumë se 12 vite, e ka fituar liberalizimin e vizave, me të gjitha ato luftëra që i ka shkaktuar.
Kjo është çasja e BE-së në raport me Kosovën.
Përndryshe, na kanë rrejtë. Na kanē thënë që me nënshkrimin e demarkacionit, do të liberalizohen vizat.
Marrëveshja gjithëpërfshirëse me këtë mentalitet politilk të politikanëve të BE-së, për momentin mund të realizohet vetëm në dëm të Kosovës.

Eurodeputetët miratojnë raportin: Këshilli i BE-së t’i liberalizojë vizat për Kosovën pa vonesa


