Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për procesin e votimit të 21 prillit.
Ky afat, që sipas planit të aktiviteteve ishte paraparë të përfundonte më 3 prill, sipas vendimit të KQZ-së është shtyrë deri më 5 prill 2024.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha për Express se ky vendim ka për qëllim që t’i ofrojë edhe më shumë kohë shtetasve të Kosovës me të drejtë vote dhe që janë të interesuar të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës.