Lajme

Votimi me postë, Elezi: Për dy ditë, 70% e diasporës kanë pranuar fletëvotimet

12/17/2025 20:05
nga:G B

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pakot me fletëvotime për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit janë nisur te votuesit jashtë Kosovës.

Ai ka njofuar se deri dje rreth 70 për qind e votuesve nga diaspora kanë pranuar pakot me fletëvotime.

“Pakot për fletëvotime janë nisur në adresë të votuesve që ndodhen jashtë Kosovës, dhe sipas të dhënave të fundit që kemi nga operatori ekonomik, kemi një raport lidhur me statusin e këtyre dërgesave postare. Të dielën është nisur dërgimi i rreth 58 mijë pakove për të gjithë votuesit përmes postës. Rreth 70 për qind e votuesve kanë pranuar deri dje pakon me fletëvotim që ka mbërritur në adresë të tyre”, ka deklaruar ai.