Lajme

Votimi i propozimit francez, Çitaku: Shqiptarët, si gjithmonë, faktorë shtet-ndërtues

07/16/2022 20:53
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka përshëndetur votën e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për propozimin francez që çon në hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

“Lajme të mira nga Maqedonia e Veriut! Parlamenti në Shkup e kaloi propozimin francez, duke i hapë rrugë hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

“Për më tepër, shumica atje i dha goditje edhe politikave populliste, në dobi të së ardhmes evropiane. Shqiptarët, si gjithmonë, faktorë shtet-ndërtues”.