Votat e ardhura me postë për komunat e Junikut, Mamushës dhe Dragashit në raundin e dytë të zgjedhjeve, dyshohet se janë shkruar një dorë e njëjtë.
Këto vota janë ekspozuar para mediave të martën kur filloi numërimi i votave nga diaspora.
Vendimi është nxjerrë nga mbledhja e mbajtur sot e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga Diaspora, për Komunën e Dragashit kanë mbërritur 308 fletëvotime, për Junikun 670, ndërkaq për Mamushën 101.
Në përgjithësi, janë 2379 fletëvotime të diasporës që janë aprovuar nga KQZ.
KQZ: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, brenda 2-3 ditëve


