Lajme

Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruara deri tani

01/02/2026 22:40
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë procesuar 23 nga 40 vendvotime, që përbëjnë 57.50 për qind të totalit. Të dhënat janë publikuar më 2 janar 2026.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje, kryeson listën me 5,546 Vota.

Pas tij renditet Partia Demokratike të Kosovës, me 347 Vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka siguruar 303 Vota.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 96 Vota nga vendvotimet e numëruara deri tani.