Lajme

Votat me kusht: 50% për VV-në, PDK merr mbi 20 për qind, LDK 10%

01/06/2026 16:49
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave me kusht.

Procesi është drejt fundit, pasi tashme janë procesuar rreth 90% të votave.

Vetëvendosje mbetet e para me mbi 50%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.20% dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.51%.