Lajme

Votat e QKN-së në Pejë: I pari Muhaxheri me 45.95%, pas tij Kelmendi 28.60%

10/16/2025 23:04
nga:Genita C

Qendra Komunale e Numërimit në Pejë ka verifikuar 70.71% të vendvotimeve.

Bazuar në rezultatet e përditësuara të KQZ-së, në garën për kryetar të Pejës, i pari radhitet Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 45.95%, e i cili pasohet nga Taulant Kelmendi i VV-së, me 28.60% të votave të grumbulluara.

Nga vendvotimet e proceduara të QKN-së në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës, prin edhe në garën për Kuvendin Komunal, me 39.81%, një diferencë prej mbi 18% ndaj Vetëvendosjes, e cila radhitet në vend të dytë, me 21.47%.