Lajme

‘Votat e diasporës u manipuluan nga LDK-ja’ – Gashi flet me plot bindje, Matoshi i reagon ashpër

03/25/2025 22:47
nga:Sh R

Komentatori politik, Blerim Gashi ka komentuar në “Politiko” me Kushtrim Sadikun postimin e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami ku flet për manipulime me votat e diasporës.

Ai tha se këto vota të diasporas janë manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Për votat e diasporës zonja Bajrami ka rrejtë, sepse këto vota janë manipuluar nga LDK-ja pikërisht nga Hymete Bajrami”, tha ai në Kanal10.

Derisa me këtë deklaratë nuk është pajtuar analisti Halil Matoshi.

Ai tha se këto votat janë manipuluar nga të dy partitë.

“Votat e diasporës i kanë vjedh të dyja palët, njëra palë ka vjedhur në ambasadë ndërsa tjetra me postë, a bohemi fer kështu”, tha ai në Kanal10.