Lajme

Votat e diasporës/ Pacolli: Tutna kanë me ia ndalu mërgatës m’u kthy në Kosovë

02/26/2025 21:31
nga:G B

Fitore Pacolli, kandidate e Vetëvendosjes për deputete, ka reguar pas publikimit të rezutlateve nga konsulatat e Kosovës jashtë vendit, derisa ka thënë se krejt diaspora ka votuar për partinë e vet.

“Tash tutna kanë me kërku me ia ndalu mërgatës me u kthy në Kosovë 🤣 Mërgata paska vendos për Lëvizjen me ka krejt ❤️”, ka shkruar Pacolli.

Por, megjithatë – edhe në skenaret më ekstravagante dhe hipotetike ku VV po qe se i merr 80% të votës së diasporës, mund të shkojnë më së shumti në 50 deputetë.

Vota e përgjithshme e Vetëvendosjes në diasporë supozohet të jetë diku rreth 60%.