Është prezantuar lista e re e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora.
LDK-ja pritet të ketë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës, sipas një liste të shfaqur në Pressing.
Një dilemë mbetet nëse Valentina Bunjaku do të bëhet pjesë e legjislaturës, në rast se LDK siguron mandatin e 21 pas numërimit të votave me kusht.



