Lajme

Votat e diasporës/ Arifi: Martin Berishaj është zënë me fletëvotime në çantë, e VV kukasin që s’ju kanë dalë votat si kanë besuar

03/05/2025 11:51
nga:G B

Ish diplomati Avni Arifi, ka reaguar lidhur me akuzat e VV-së për keqpërdorime të votave të diasporës nga LDK, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ambasadori Martin Berishaj është zënë me fletëvotime në çantë dhe si rezultat i praktikave të tilla i kanë dalë 82% vota VV-së nga ata që kanë votuar në Ambasada dhe Konsullata të VV-së nëpër botë.

“Dhe prapë ta luajnë moralistin zyrtarët e VV dhe kukasin që s’ju kanë dalë votat qysh kanë besu. Po vazhdon avazi i logjikë së tyre se kur je VV ligji dhe rregullat injorohen. Ligji duhet me i shërby dogmave të tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Është nxan Ambasadori i VV në Kroaci Martin Berishaj me fletëvotime në çantë, Si rezultat i praktikave të tilla i kanë dal 82% vota VV nga ata që kanë votuar në Ambasada dhe Konsullata të VV nepër botë. Po e them të VV sepse këto nuk janë më të Kosovës.

Dhe prap ta luajnë moralistin zyrtarët e VV dhe kukasin që s’ju kanë dal votat qysh kanë besu

Po vazhdon avazi i logjikë së tyre se kur je VV ligji dhe rregullat injorohen. Ligji duhet me i shërby dogmave të tyre

Duhet mu kuptu kët njerëz që ligji dhe normat morale vlejnë për të gjithë. Po shkon nga fundi ky sekt ideologjik dhe do të çlirohet Kosova dal ngadal nga sorta më e keqe që ka mujt me prodhu Shqiptaria