Lajme

Vota e Duda Baljes, Abdixhiku godet Kurtin: Qysh mbledh Këshillin e Sigurisë për të, e pastaj i ofron post ministror?

10 ditë më parë
nga:G C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka goditur kryeministrin Kurti rreth votes së deputetes Duda Balje.

Ai ia ka kujtuar Kurtit qysh e akuzoi për lidhje me Serbinë, e sot sipas Abdixhikut, i ka ofruar post ministror.

“Nuk mundesh edhe të akuzosh për bashkëpunim me Serbinë e t’i rrezikosh deputetët minoratorë të Kosovës, e në anën tjetër t’ju ofrosh ministri? Kjo është bazike. Mesazhi im për ta është të mbajnë duart hapur”, tha ai në RTV Dukagjini.