Mesfushori i njohur kosovar, Agron Bruqi është ende futbollist i lirë pas largimit nga Malisheva.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se janë dy skuadra nga jashtë Kosovës që duan transferimin e tij, por që dëshira e futbollistit është që të qëndrojë në Kosovë.
Voska nga Maqedonia e Veriut dhe Skenderbeu në Shqipëri kanë shprehur interesim për të, por për shkaqe familjare, futbollisti preferon qëndrimin në Kosovë.
Do të mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij për të cilën pritet të vendosë shpejti.



