Lajme

VORAE: Shmagni përdorimin e termit “RAE” për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian: Secili ka identitetin, historinë dhe kulturën e vet

11/14/2024 11:26
nga:N K

Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” ka kërkuar që të shmanget përdorimi i termit “RAE” në raportimet lidhur për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke theksuar se secili prej këtyre komuniteteve ka identitetin, historinë dhe kulturën e vetë.

Reagimi i tyre vjen pas raportimeve lidhur me rastin e therrjeve në Ferizaj të hënën, ku katër viktimat ishin të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Në reagimin e kësaj organizate thuhet se përdorimi i emrave të veçantë të këtyre komuniteve, ndihmon në zvogëlimin e diskriminimit dhe stereotipeve.

“Lidhur me këtë rast, dhe të gjitha rastet që do ti trajtoni sa I përketë komuniteteve 𝗿𝗼𝗺, 𝗮𝘀𝗵𝗸𝗮𝗹𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲𝗴𝗷𝗶𝗽𝘁𝗶𝗮𝗻, ju lusim që të keni parasysh ndjeshmërinë dhe kujdesin për përdorimin e termave. Në veçanti, ju kërkojmë të shmangni përdorimin e termit 🔖“𝗥𝗔𝗘” në shkrimet dhe prononcimet tuaja, pasi: “𝗦𝗲𝗰𝗶𝗹𝗶 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝗸ë𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗮 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻, 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻ë 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿ë𝗻 𝗲 𝘃𝗲𝘁”.

Termi “𝗥𝗔𝗘” i bashkon këto tre komunitete në një term të vetëm, duke mos i njohur identitetet e tyre unike dhe duke e bërë më të lehtë që stereotipet dhe paragjykimet të shfaqen si një grup i përbashkët, pa dallime. Pranimi dhe përdorimi i emrave të tyre të veçantë 🔖 (𝗿𝗼𝗺, 𝗮𝘀𝗵𝗸𝗮𝗹𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲𝗴𝗷𝗶𝗽𝘁𝗶𝗮𝗻) 𝗶 𝗻𝗱𝗲𝗿𝗼𝗻 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗱𝗶𝗵𝗺𝗼𝗻 𝗻ë 𝘇𝘃𝗼𝗴ë𝗹𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝘁𝗲𝗿𝗲𝗼𝘁𝗶𝗽𝗲𝘃𝗲”, thuhet në reagim.