Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar në Beograd, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Pas takimit me Vuçiq, Von der Leyen, është shprehur se për ta zgjidhur situatën e krijuar me targat me Kosovën duhet të përdoret dialogu.
“Lavdërova hapat e marrë në reformat për rend e ligj. Po ashtu progresi i mëtejmë është i rëndësishëm në mënyrë që Serbia ta bashkohet në BE”.
“Po ashtu kyçe është që të përdoret dialogu i ndërmjetësuar nga BE që është gjendet zgjidhje e qëndrueshme për situaën aktuale me Kosovën”, është shprehur Von der Leyen.
“Bashkëpunimi është rruga e vetme”.
Ndërkaq pas takimit me Bërnabiq, ajo nuk ka treguat të ketë folur me të për Kosovën, por ka theksuar diskutimet për tranzicionin e gjelbër që sipas saj BE mund të jenë ndihma më e mirë për t’u arritur ajo.