Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha më 6 korrik se Bashkimi Evropian prej 27 vendesh duhet të bëjë plane emergjente për t’u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.
Von der Leyen tha se komisioni planifikon të shpallë planet emergjente në mbarë BE-në në mes të korrikut për të siguruar “rrjedhjen e gazit drejt vendit ku është më e nevojshme” në rast të një përfundimi të plotë të dërgesave të gazit rus.
BE ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë dhe po largohet nga dërgesat e kontrolluara nga Rusia.


