Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka takuar këngëtaren e famshme botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në ceremoninë e Këshillit Atlantik në Amerikë.
Von der Leyen postoi një fotografi krah Lipës, duke i thënë se ka ndikim shumë të madh në botë.
“Shumë e lumtur që takova Dua Lipën në Këshillin Atlantik, çmimet e lidershipit. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë”, tha presidentja e Komisionit Evropian në Twitter.
My full press statement after my meeting with @POTUS Biden. https://t.co/qQWr3MpC2f
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 10, 2021


