Lajme

Von Cramon kërkon nga BE sanksionimin e Radojiçiqit

09/26/2023 14:09
nga:Genita C

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas publikimit të videos së publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ku sipas tij, në mesin e grupit të armatosur serb dhe të uniformuar, shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili është edhe në listën e zezë së SHBA-së.

Von Cramon ka kërkuar sanksionimin e tyre, derisa ka theksuar se ky do të ishte vetëm një fillim ashtu siç sipas saj, bëri SHBA-kohë më parë.

“Kur do të fillojë më në fund sanksionimi i këtyre djemve këtu? Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që udhëtojnë në vende evropiane? Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës kakonfiskuar një sasi të madhe të armatimit edhe të kalibrit të rëndë në manastirin e fshatit ku ishin ngujuar grupi i armatosur.